Analisti malazez: Serbët kanë masakruar në dekada shqiptarët e Kosovës, BE po u jep krah Vuçiçit dhe ekstremistëve
Analisti dhe aktivisti malazez, Ljubomir Filipović, një njohës i mirë i Ballkanit, Kaukazit dhe Azisë qendrore, në një mesazh në profilin e tij Twitter, që ka shkaktuar reagime të forta, shkruan se Kosova ishte nën një administrim të stilit kolonial nga Serbia që nga viti 1912.
Beogradi i viteve ‘80 e futi aparteidin e stilit rodezian në të cilin kryetarët e komunave, drejtorët e shkollave, gjyqtarët, oficerët e policisë, nëpunësit publikë rekrutoheshin pothuajse ekskluzivisht nga komuniteti serb, raporton abcnews.al.
Ai shton se administrata e Serbisë në Kosovë përfundoi me krime lufte dhe spastrim etnik, duke shtuar se deri në moshën 14 vjece ai i ka kaluar pushimet në Kosovë, duke vizituar familjen dhe miqtë serbë.
Ndërsa sot, thekson ai më tej, shikon se si homogjenizohet dhe zemërohet shoqëria serbe me Albin Kurtin, të cilin edhe liberalët në Republika Srbska po e quajnë tani “fashist” dhe “ekstremist”. Pikërisht djaloshin që u burgos nga regjimi i Millosheviçit për pjesëmarrje në lëvizjen protestuese të Kosovës në vitet 1990.
Sipas tij aktualisht po normalizohen sërish të njëjtat narrativa agresive të viteve ‘90 dhe qetësia ndaj Vuçiç që vjen nga Perëndimi, veçse po i ndihmon një ambienti të tillë.
“Për t’iu kundërvënë kërcënimeve të stabilitetit dhe sigurisë nga dominimi i pakontrolluar dhe në rritje i rolit agresiv të Serbisë në politikën rajonale do të ishte shumë e dobishme nëse krijonim urë apolitike dhe të shoqërisë civile midis Prishtinës, Podgoricës dhe Sarajevës”, përfundon ai.