Anashkalimi i vakteve shkakton probleme serioze shëndetësore
Kapërcimi i njërit prej tri vakteve ditore mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore, sipas një studimi të ri amerikan.
Një studim me 24.011 persona të moshës mbi 40 vjeç tregoi se ngrënia e vetëm një vakti në ditë lidhej përgjithësisht me vdekshmëri më të lartë, raporton Science Alert.
Shmangia e mëngjesit lidhet me një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, kurse anashkalimi i drekës ose darkës shoqërohet me vdekshmëri më të lartë nga të gjitha shkaqet.
Problemi është vërejtur edhe kur të tria vaktet janë në mes, nëse janë shumë afër njëri-tjetrit.
Një distancë prej 4.5 orësh ndërmjet vakteve mbart gjithashtu një rrezik më të lartë të vdekjes nga të gjitha shkaqet.
“Hulumtimi ynë zbuloi se njerëzit që hanë vetëm një herë në ditë kanë më shumë gjasa të vdesin më shpejt se ata që hanë më shumë se një herë në ditë”, tha Yangbo Sun, një epidemiolog në Universitetin e Tenesit.
“Kështu që ne rekomandojmë të hani të paktën dy ose tri vakte në ditë”, tha Sun.
“Kuptimi metabolik” i referohet faktit që anashkalimi i një vakti çon në hyrjen e tepërt të energjisë në trup në njërën prej tyre.
Kjo mund të shkaktojë një çekuilibër në mënyrën se si trupi rregullon glukozën dhe rrjedhimisht prish sistemin metabolik.
Afërsisht 30 për qind e të anketuarve hanë rregullisht më pak se tri vakte në ditë.

