Anëtarësia e LDK-së është e vetëdijshme se çfarë profili të liderit po kërkon në krye të saj

Avdyl Jerliu

Kuvendi i LDK-së me delegatët e vet e ka të qartë se çka po kërkon antarësia e LDK-së, çfarë profili të liderit po duan për veten e tyre.

Ky vullnet i antarësisë aktive, asaj pasive, dhe atyre që përkohësisht janë hidhëruar dhe kanë dhënë votën diku tjetër në shenjë revolte, të pa kënaqur me veprimet dhe vendimet e marra viteve të fundit nga LDK-ja, të gjithë do të përfaqësohen denjësisht nga këta kuvendarë, sepse të gjithë e kanë të qartë se nuk guxojnë të bëjnë më eksperimente asnjëherë të vetme me zgjedhjen e liderit të ri të LDK-së.

Lideri i ri i LDK-së duhet ti ketë disa atribute të cilat e bëjnë të denjë, të besueshëm, argumentues për kthimin e LDK-së aty ku e ka vendin dhe aty ku e meriton familja politike e Dr.Ibrahim Rugovës.

Lideri i ri i LDK-së duhet të rrezatoj besim, dinjitet dhe duhet të na bind me rezultate në politikbërje kombëtare dhe ndërkombëtare nga e kaluara e tij.

Ky lider duhet që të jetë njëri ndër ata që janë treguar më lojal në raport me LDK-në dhe me Presidentin Rugova dhe familjen e tij politike, i njejti duhet të dëshmoj që kurrë asnjëherë nuk është zbrapsur nga kauzat e partisë edhe kur LDK-ja ka kaluar nëpër kriza prej më të ndryshmeve, ku edhe jetët kanë qenë të rrezikuara.

Lideri i ri duhet të jetë i pranueshëm për shumicën e antarësisë së LDK-së, duhet të sjellë një frymë të re bashkëpunuese dhe rezultate në qeverisjen e LDK-së.

Me 14 Mars, besoj fuqishëm që do ta zgjedhim liderin e ri të LDK-së, i cili duhet të jetë i ri në moshë, i pjekur në politikë, i dëshmuar në punë dhe me plotë rezultate elektorale.

Ky lider i ri i LDK-së duhet të ketë parasysh që do të përballet menjëherë me nevojën për një reformë të thellë në LDK. Liderit të ri i duhet menjëherë pas kësaj reforme që të bëhet gati për rikthimin e madh të LDK-së aty ku e meriton dhe e duan elektorati besnik i saj, në zgjedhjet e para parlamentare, kurdo që do të ndodhin ato duhet të shënohet fitore e fuqishme.

Kryetar i LDK-së, mirë se vjen…..!