Vdes mësuesi i Tygjecit, Liman Kadriu

Ka ndërruar jetë mësuesi i Tygjecit, Liman Kadriu i Dodajve të Sfircës. Publicisti Halil Matoshi ka bërë një dedikim për mësuesin Liman.

Postimi i plotë

Kaloi në amshim Liman Kadriu i Dodajve të Sfircës. Mësues në shkollën e Tygjecit dhe fshatnat përreth, Sfircë e Zajçec, në vitet ‘60-‘70 të shekullit 20, Limani bânte pjesë në brezat e parë që ni jetë u përkushtuen në arsimin e kësaj ane.

Mbaj mend mësuesin Liman (ishte do kohë edhe drejtor shkolle) tek çante borën e çilte rrèhén prej Novakut, kah Laku i Pusave e deri te shkolla n’Tygjec.

Mbaj mend qe na, ni vargan thmish t’merdhezun nga i ftofti i shkonim mas, por ishte shtatnaltë e shpesh na mbetshim në gjysë të hapave të tina të mdhaj, e ai duhej me u kthye përsëdyti me na e rreh shtegun.

Kishte dhe ditë me fërfëllizë e borë të madhe kur ai na kthente “me urdhën” pej shpie!

Udhët shpesh ishin t’pakalueshme!

Dimnat në Gallap ishin aq të ashpër sa që na ndodhte me metë n’borë, sidomos na ma t’vegjlit, që aso kohe ishim në klasë të parë a të dytë.

Shkolla ishte larg, gati dy orë udhë, te Hani i Tygjecit!

Por për ne, shkolla ishte nifar shéjtnie, që na epte aq vullnet sa me përballue acaret e tutën nga ujqit!

Pushoftë në paqen e pasosun Liman Kadriu – Doda!

I pastë shpirti dritë!