Anglia mposht Shqipërinë në ‘Air Albania’
Anglia ka mposhtur Shqipërinë në ‘Air Albania’, raporton Mediafokus.info.
Kuqezinjtë u mposhtën me rezultat 0-2 në kuadër të Grupit I të eliminatoreve për Kampionatin botëror 2022.
Edhe pse e filluan mjaft mirë takimin, Shqipëria mbeti në disavantazh nga minuta e 38-të kur Harry Kane realizoi me kokë.
Mysafirët shënuan përsëri në pjesën e dytë nëpërmjet Mason Mount në minutën e 63-të për rezultatin final të ndeshjes

