Ankohet nusja nga Shqipëria, po e keqtrajton i dashuri kosovar

Një grua ka lajmëruar policinë se i dashuri i saj kosovar me të cilin bashkëjeton, është duke e keqtrajtuar.

Sipas policisë, nuk është raportuar për të lënduar e as të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Suharekë 01.05.2021 – 13:30. Viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë ka raportuar se është duke u keqtrajtuar nga i dyshuari mashkull K kosovar, me të cilin bashkëjeton. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim te prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.