Anton Quni tërhiqet nga kandidatura për kryetar të partisë
Kandidati për kryetar të partisë, Anton Quni, ka njoftuar se është tërhequr nga gara për të parin e partisë dhe do të përkrah njërin nga kandidatët e tjerë.
‘Sot, kur jam shumë i sigurt se cilido nga kandidaturat e shpallura që do të marrin drejtimin e LDK-së, garantojnë një drejtim të duhur për LDK-në, unë kam vendosur që të tërheqë kandidaturën time për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës’, ka shkruar Quni.
Në garë mbeten Lutfi Haziri, që konsiderohet kandidati kryesor, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.

