Fluturimi pritej të ndodhte me agjencinë Gp Aviation, në ora 20:00, mirëpo për shkak të vonesës nga Sofja në arritjen e Aeroportit të Bazelit, udhëtarët më momentin e fundit u njoftuan për anulimin e këtij fluturimi.

Sipas informatave, thuhet mbi 150 pasagjerë ishin gati për udhëtim, ku u më pas u njoftuan për anulimin.

Një mërgimtar me inicialet U.A. tha se anulimi erdhi tek sa ishin gati për udhëtim, ku një nga zyrtarët e aeroportit i njoftoj se për shkaqe vonese të aeroplanit në Bazel, erdhi anulimi.

“Jam i zhgënjer dhe i lodhur, bashkë me familje. Kam udhëtuar disa kilometra deri këtu dhe tani më duhet të kthehem prapë mbrapsht”, shprehet ai për albinfo.ch.

Zyrtarët nga agjencia e fluturimit thonë se futurimi pritet të ndodhë në mëngjesin e sotëm.