Apeli i infektologes: Mos e fshehni nëse keni pasur kontakt me personat me Covid-19

Ditëve të fundit mantebardhët po përballen edhe me pacientë të cilët mundohen ta fshehin kontaktin me personat që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Këtë e ka pohuar për Mediafokus.info, infektologia e njohur, Dr. Selvete Shurdhani.

Ajo ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë për kontaktet eventuale, në mënyrë që t’ua lehtësojë punën mantelbardhëve.

“Mos e fshehni nese kenipasur kontakt me personat e infektuar COVID-19 sepse kjo ju kushton juve, por edhe rrethit tuaj”, ka thënë Shurdhani për Mediafokus.info.

Gjatë këtyre ditëve shpesh është raportuar nga eksponentë të institucioneve për atë se shumë qytetarë të infektuar ndihen të turpëruar, shkaku i stigmazimit eventual./Mediafokus.info/