Apeli i kryedoktorit të Gjilanit: Besoni në mantelbardhët!

Pas konfirmimit zyrtarë se 19 kosovarë janë infektuar nga virusi Covid-19, institucionet kosovare janë mobilizuar gjithandej territorit të Republikës së Kosovës.

Profesionistët e shëndetësisë po thonë se qytetarët janë në duar të sigurta dhe se duhet të besojnë tek ta.

Kryedoktori i Gjilanit, Fejzulla Berisha, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka deklaruar për Mediafokus.info se në bashkëpunimin edhe me Spitalin Regjional dhe Institutin Rajonal Shëndetit Publik, janë mobilizuar në nivel maksimal, për ta përballuar këtë situatë.

“Apeli im për qytetarët është që të besojnë tek mantelbardhët. Së bashku me personelin që numëron mbi 300 punëtorë shëndetësorë, do t’iu dalim në ndihmë qytetarëve të kësaj pjesë të Anamoravës. Besoni në profesionistët tanë, kujdes i shtuar, por pa panik”, ka thënë Berisha./Mediafokus.info/