Mos jeni kah e teproni me antibiotikë?
Qytetarët kanë një pririje për të përdorë antibiotikë edhe për një dhembje fyti, temperaturë, kollë ose plogështi trupore, gjë që është e gabuar.
Shenjat klinike si dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë këputje trupore, djersë, etj., janë të zakonshme përgjatë kësaj periudhe dhe pothuajse të njëjta si për gripin stinor, ashtu dhe për COVID-19, ndaj edhe mjeku infeksionist Tritan Kalo apelon që të mos teprohet me përdorimin e antibiotikëve.
Sipas doktorit, gradualisht po hyjmë në stinën e infeksioneve respiratore dhe është e rëndësishme që të mos ngatërrojmë sëmundjet respiratore me koronavirusin.
Ai apelon qytetarët që të tregojnë kujdes në respektimin e masave anti-COVID dhe po ashtu bën thirrje për marrjen e vaksinës si e vetmja mënyrë për të parandaluar infeksionin.