Apeli ia vërteton dënimin me gjobë Sami Lushtakut

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin me 2 mijë euro gjobë ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, për rastin e kanosjes së avokatit Gazmend Halilaj.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kjo gjykatë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së Lushtakut.

Sipas vendimit, aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përfshirë me shkelje të dispozitave të procedurës penale, të cilat kushtëzojnë prishjen e aktgjykimit.

Kjo gjykatë ka vlerësuar edhe se nuk është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit.

Sami Lushtaku ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 29 tetor 2020, dhe ishte dënuar me 2 mijë euro gjobë për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj.