Apeli liron nga akuza ish-drejtorin e Prokurimit, Salih Kqiku

Gjykata e Apelit, Departamenti për Krime të Rënda, e ka liruar nga akuza ish-drejtorin e Prokurimit, Salih Kqiku, pas një procesi maratonë.

Mediafokus.info ka siguruar vendimin, ku gjykata e shkallës së dytë e ka liruar Kqikun, i cili ngarkohej me veprën penale ‘asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor’.

Avokati i Kqikut, Shemsedin Pira, në një prononcim për Mediafokus.info, ka deklaruar se ka qenë i bindur në pafajësinë e Kqikut, që prej fillimit.

“Prej fillimit kam qenë i bindur se Salih Kqiku do të lirohet nga përgjegjësia penale sepse nuk ka pasur asnjë provë të vetme që do ta konfirmojë fajësinë e tij. Vendimi është i drejtë dhe i ligjshëm”, ka thënë për Mediafokus.info, avokati Shemsedin Pira.

Ja vendimi i plotë i Gjykatës së Apelit: