Sot në orën 16:00 pritet të votohet qeveria

Pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, sot para dite, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë një seancë tjetër, në ora 16:00, për të votuar edhe qeverinë e re. 

Burime të T7 brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet në orën 14:00, ndërkaq aty do të vendoset koha kur do të thirret seanca e Kuvendit ku do të votohet Qeveria.

Të njëjtat burime kanë deklaruar për televizionin se seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet në orën 16:00.

Ndryshe, në seancën e parë të legjislaturës së tetë, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, nënkryetare nga radhët e VV’së Saranda Bogujevci, nga radhët e LDK’së Kujtim Shala ndërkaq nga PDK Bedri Hamza.