Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se nga ora 22:00 deri në ora 02:00, do të ndalet furnizimi me ujë në stacionin e pompimit në Parkun e Qytetit, e që për pasojë do të preken disa zona.

“Kjo ndërprerje është e nevojshme për kryerjen e punimeve të domosdoshme dhe do të ndikohet në zonat përreth. Në veçanti, zonat që do të preken janë: Aktashi, Ulpiana dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)”, thuhet në njoftim e KRUP.