E mrekullueshme: 19-vjeçarja me Covid lind djalë

Një 19-vjeçare e infektuar me COVID ka sjellë në jetë një foshnje të shëndetshme. Ajo ishte diagnostikuar me Covid-19 prej dhjetë ditësh dhe ndodhej në trajtim shtëpiak.

Komplikimi i gjendjes, vështirësitë në frymëmarrje dhe temperatura e detyruan të shtrohej në spital me 9 mars, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Meqë gjendja klinike e nënës po rëndohej, kurse foshnje po rrezikohej, mjekët reaguan për ta ndihmuar atë të lindtte.

Manuela Hemollari shprehet e lumtur që lindi fëmijën e saj dhe i falënderon mjekët që e ndihmuan.