Apeli refuzon ankesat e Prokurorisë Speciale dhe avokatëve mbrojtës në rastin e B.B dhe të tjerëve

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve B. B., M. K.-L., N.R., D. G., F. H. dhe A. Gj.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 04.03.2021, është vërtetuar dhe çështja penale ndaj tyre do të vazhdoj sipas rregullave të procedurës penale.

Të pandehurit akuzohen nga Prokurori Special për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” nga neni 422 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë (KPRK).

Gjykata e Apelit po ashtu ka refuzuar edhe ankesën e Prokurorisë Speciale, për të akuzuarit tjerë në këtë rast: L.F., F.H., F. Ç., M. R., A. N.,  F.K.,  I. I., G. J., B. B., G. Sh., N. H.,  A. A. Procedura penale ndaj tyre është pushuar, për shkak të parashkrimit relativ te ndjekjes penale.

Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se gjykata e shkalles së parë ka vendosur drejtë dhe ligjshëm, duke dhënë arsye të mjaftueshme kur i ka trajtuar kërkesat e mbrojtësve për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim te provave, thuhet ne njoftim.