Arabia nuk ndalet me Ronaldon, 300 milionë euro në vit për Messin

Tashmë nuk është sekret që Arabia Saudite dëshiron të rrisë turizmin dhe të përmirësojë imazhin e saj ndërkombëtar përmes futbollit.

Dëshira për të pritur Kupën e Botës 2030, së bashku me Greqinë dhe Egjiptin, është një nga arsyet që po e shtyjnë vendin arab të nënshkruajë me ikona dhe milionerë. Pas ardhjes së Cristiano Ronaldos tek Al Nassr, sipas Mundo Deportivo, një tjetër klub saudit, Al Hilal, është seriozisht i interesuar për lojtarin më të rëndësishëm në botë: Leo Messin.

Klubi saudit, sipas gazetës spanjolle, është i gatshëm të bënte gjithçka për të nënshkruar me kampionin argjentinas. Flitet për një ofertë prej 300 milionë eurosh në vit. Takimi mes palëve mund të zhvillohet së shpejti, duke qenë se është planifikuar një ndeshje miqësore mes PSG-së dhe Al Hilal.

Negocimi me klubin parisien është padyshim larg nga të qenit i thjeshtë, por, sipas Mundo Deportivo, ka një detaj që mund ta lehtësojë marrëveshjen: fakti që Messi është një ambasador i turizmit saudit dhe shpesh, në rrjetet e tij sociale, ai e gjente veten duke promovuar pikat e nxehta turistike.

Sipas The New Arab, babai dhe agjenti i numrit dhjetë të Argjentinës, Jorge Messi, ka mbërritur tashmë në Riad për të diskutuar një marrëveshje të mundshme me klubin arab për sezonin e ardhshëm.