Arben Mehmeti zgjidhet Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës ka zgjedhur kryetar Arben Mehmetin.

Në njoftimin e KPMSHC-së bëhet e ditur se Mehmeti është zgjedhur kryetar me mandat dyvjeçar.

Më poshtë, njoftimi i plotë i KPMSHC-së:

Njoftim

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më datë 25.01.2024 ka zgjedhur, Kryetar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z. Arben Mehmeti me mandat dy (2) vjeçar!