Kush thotë se Kurti mund të vritet?

Derisa Albin Kurti po pret ta marrë mandatin për kryeministër të Kosovës, dikush ka bërë një deklaratë të fortë kundër tij, duke thënë se ai nuk është interes i shtetit Kosovës, siç nuk ishte as John F. Kennedy interes i shtetit të Amerikës.

Anëtari i NISMA-s Haxhi Hoti ka bërë një postim problematik në profilin e tij, ku thotë se Kurti mund të jetë interes i popullit të Kosovës, por nuk është interes i shtetit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

John F. Kennedy ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President.

Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër.

Albin Kurri i ka 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose mund të vritet, ka shkruar Hoti. /MediaFokus/