Arben Ramadani ra dëshmor me dëshirën e bashkimit kombëtar

Më 19 maj është përvjetori i rënies në fushën e nderit të luftëtarit të lirisë, dëshmorit të kombit, Arben (Sadik) Ramadani.

Edhe pse i ri në moshë, ai jetonte më dëshirën e vjetër, të përcjellur brez pas brezi, dëshirën e çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

Këtu ishte edhe pikënisja e tij, për t’iu përgjigjur kushtrimit të SHP të UÇK-së për mobilizim, e për të vazhduar pastaj me organizimin UÇPMB-së dhe furnizimit të saj me armatim.

Arben Ramadani bie heroikisht në krye të detyrës, për t’u kujtuar brez pas brezi e për t’u mësuar në historinë e lavdishme të luftës për çlirim e bashkim kombëtar që e bënë shqiptarët në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij milineumi.

Vendrënia e Arbenit dhe shokëve të tij, luftëtarëve të UÇPMB-së, do të mbetet një trokitje e vazhdueshe në ndërgjegjën tonë, se amaneti i tyre akoma nuk është përfunduar.

Përulje e thellë para aktit heroik të luftëtarit çlirimtar Arben Ramadani. /Shaqir Shaqiri/