Arben Vitia premton lejimin e dasmave sivjet

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka marrë premtim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia se edhe sallat e dasmave do të hapen sivjet, por nuk është caktuar ende ndonjë afat.

Sogojeva ka pohuar se tash e tutje asnjë vendim i Qeverisë që ka të bëjë me vendosjen e masave të reja nuk do të bëhen pa konsultimin e tyre, raporton EO.

Të enjten ai ka konfirmuar se do të kenë takim me përfaqësuesit e sallave të dasmave. Sipas tij, do të ishte absurde nëse nuk lejohet organizimi i dasmave, duke marrë për bazë që do të bëhet vaksinimi, masat do të respektohen dhe do të bie numri i të infektuarve.

“…Unë kam shpresë që duke u nisur nga fakti që vaksinimi i popullatës do të behët, masat do të mbahen, dhe nëse kemi zvogëlim të të infektuarve, nuk ka arsye kushdoqoftë të merr hap për mos me i hap sallat e dasmave”, ka thënë ai.