Arbër Ismajli merr mbështetje edhe nga strukturat e LDK’së në Malishevë e Capar

Arbër Ismajli po vazhdon takimet në terren, transmeton Mediafokus.info.

Ai ka vizituar sot nëndegët e e Malishevës së Epërme, Malishevës së Poshtme dhe Caparit, prej nga ka marrë mbështetje të madhe.

Ismajli ka shkruar se nëpër nëndegë po shihet një gatishmëri e madhe për mobilizim, dhe për vazhdimin e besimit në qeverisjen tonë të përbashkët.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Në vizitën e sotme nëpër nëndegët e Malishevës së Epërme, Malishevës së Poshtme dhe Caparit, bashkë me strukturat e partisë, takuam kryesitë e këtyre nëndegëve, për tu koordinuar për një proces të përbashkët i cili na pret.

Në këtë mënyrë, diskutuam për vazhdimin e alternativës më të mirë që do ta kenë qytetarët e Gjilanit, për kandidatin për kryetar, si dhe për intelektualët më të mirë që do t’i kenë alternativë zgjedhjeje për asamble komunale, asamble e cila është organi më i lartë i Komunës dhe përfaqësimit të zërit qytetarë.

Gjithandej, nëpër nëndegë po shihet një gatishmëri e madhe për mobilizim, dhe për vazhdimin e besimit në qeverisjen tonë të përbashkët.