Arbër Ismajli në terren: Entuziazëm e mobilizim për LDK 4+
I deleguari i Degës së LDK’së në Gjilan për mobilizim të strukturave për zgjedhjet e 17 tetorit, Arbër Ismajli, ka vizituar sot nëndegët: Dardania, Rruga e Prishtinës, Deremahallë e Zabel, raporton Mediafokus.info.
Ismajli ka bërë të ditur se entuziazmi dhe mobilizimi po shihen gjithandej territorit të komunës për vazhdimin e qeverisjes edhe për një mandat.
“Po shihet ritëm dhe entuziazëm, gjithandej. Kanë vendosur të mobilizohen edhe Nëndega Dardania, Nëndega Rruga e Prishtinës, Nëndega e Xhamisë së vogël dhe Nëndega e Zabelit, për ta rikonfirmuar fuqishëm mesazhin e 17 Tetorit për vazhdimin e bashkëqeverisjes së LDK-së edhe për një mandat 4+.”, ka shkruar Ismajli.
“Bashkë, do ta kemi kandidatin për kryetar dhe kandidatët më të mirë përfaqësues të tyre për Asamble Komunale. Ky ishte imazhi i sotëm i këtyre nëndegëve. Këto tubime të njerëzve me vlera, do të jenë shenjë e rikonfirmimit të madh që pritet të vie pas 3 muajve e 29 ditësh. Nëndegët tona bashkë me qytetarët, kanë vendosur që Gjilanin ta lajnë në duar të sigurta!”, ka theksuar ai.
Kreu aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, vazhdimisht e ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ri-kandidojë për kryetar Komune, ndërkohë që i pyetur se a mund të jetë kandidat i LDK’së për kryetar Arbër Ismajli, Haziri e ka pohuar një gjë të tillë.
“Ne jemi në debat të brendshëm. Arbëri mund të jetë, definitivisht, por nuk është vendosur. Në fund vendosin njerëzit në Gjilan dhe nuk do të ketë ndërhyrje tjetër”, ka thënë Haziri, në një emision televiziv./Mediafokus.info/






