Arbër Ismajli vizion “AM Fight Club”: Çfarë rinie e jashtëzakonshme

Kandidati i LDK-se per kryetar te Gjilanit, Arber Ismajli, ka thene se ka vizituar “AM Fight Club” në Gjilan, per ta pare punen e madhe qe behet aty.
Bashkë me kandidatët për Asamble, Isa Musliji, Nevzad Rushiti dhe Fitim Guda, patëm mundësinë ta shohim nga afër punën e jashtëzakonshme të trajnerëve dhe sportistëve të rinj.
💥”AM Fight Club” në Gjilan është një vend ku sporti, disiplina dhe përkushtimi po formësojnë një gjeneratë të re kampionësh.
Jemi krenarë për këto hapësira që i japin rinisë mundësi të shëndetshme dhe frymëzuese për t’u zhvilluar.
✅ Sporti është edukim, karakter dhe motivim për jetë.
Zotohemi që si qeverisje e ardhshme do të jemi gjithmonë pranë sportistëve tanë dhe klubeve sportive me mbështetje financiare dhe logjistike sepse fuqia e qytetit tonë varion nga rinia e tij e shëndetshme dhe e motivuar.
🙏🏼Faleminderit shumë “AM Fight Club” për angazhimin tuaj të paepur në zhvillimin e sportit dhe nxjerrjen e kuadrove profesionale.
Bashkë, Gjilani do të jetë qytet i veçantë në nivel Republike për politika zhvillimore dhe ndërtimin e vizionit për sportdashësit tanë.