Ardian Nuhiu, trajner i Dritës edhe për dy vite

Ardian Nuhiu e ka vazhduar kontratën e trajnerit me klubin e futbollit Drita nga Gjilani edhe për dy vitet e ardhshme, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit Drita, të cilët janë shprehur të kënaqur me punën e trajenrit.

“Sonte pas nje takimi te shkurter eshte arritur marreveshje per vazhdimin e bashkepunimit me trenerin tone Ardian Nuhiu edhe per dy vitet e ardhshme! Drejtori i pergjithshem Feti Murseli eshte shprehur tejet i kenaqur me punen profesionale dhe perkushtimin e trenerit Shkupjan Ardian Nuhiu, dhe per te cilen i eshte besuar klubi edhe per dy vitet e ardhshme.Klubi jone i deshiron suksese ne qellimet tona te perbashketa trenerit. Suksese Ardian!”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info/