Argumenti i LVV në ankesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese
Shkruan: Daut Dauti
Kur shkruhet punimi shkencor, argumenti merret kudo që është e mundshme nëse ai është në funksion të ndërtimit dhe forcimit të poentës. Me këtë rast poenta forcohet me atë që quhet referencë. Njësoj është edhe me rastin e përpilimit të ankesës, padisë apo aktakuzës në gjykatë. Jo që lejohen të gjitha argumentet por janë edhe të domosdoshme.
Por, me rastin e ankesës që ka ushtruar LVV, për shkak se si referencë ka përdorur kushtetutën e Serbisë, përfshirë edhe disa kushtetuta tjera, u bë zhurmë e madhe. Pa nevojë, natyrisht. Me këtë u akuzua LVV për mungesë të patriotizmit. Por, këta kundërshtarë kanë treguar se u mungon arsimimi dhe nuk e kuptojnë domosdoshmërinë e referencës.
Sikur këta kundërshtarë që me urejtjen e tyre e nuk e shohin këtë gjë, të ishin njerëz të zakonshëm, pra pa arsimim të lartë, mund të kuptohen disi. Por, në mesin e këtyre pamë se kishte edhe të ‘shkolluar’. Kishte gazetarë, redaktorë e politikanë me ‘diploma’. Dmth të gjithë këta nuk e kuptojnë nocionin referencë.
Nësa këta kundërshtarë janë aq patriotë, atëherë pse nuk dalin me fjetë nëpër shatora por flejnë nëpër shtëpitë e tyre ku materiali, prej themelit e deri te qeremidet, është prodhim serb? Apo, pse këta njerëz natën nuk i ndezin llamat me vajguri e qirinjtë por e përdorin rrymën që e ka zbuluar një serb? Të mos flasim për pllazmakeksat se mund ta teprojmë.
Ja pse na duhet arsimimi.

