Do të shokoheni për gazrat e rrezikshme që liron Termocentrali “Kosova A”
Gazrat e rrezikshme që emetohen në Kosovë nga industria vazhdojnë të mos kontrollohen në masën e duhur nga institucionet përkatëse.
Monoksidi i karbonit, dioksidi i aarbonit, sulfuri, monoksidi i azotit, ozoni etj., janë gazrat e rrezikshme që përdit i thithin qytetarët kosovarë.
Më së vështiri e kanë banorët e Drenasit dhe Obiliqit, shkaku se nga gazrat e rrezikshme që emeton Fertonikeli e Termocentrali Kosova A, besohet se kanë marrë sëmundje të ndryshme.
Islam Qorri që jeton afër Fabrikës së Feronikelit në Drenas, vite më parë, ka thënë se se pos që janë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme, ndotja përbën problem edhe për ujin e pijshëm dhe bagëtinë.
Para pak kohësh, atij i ka vdekur vëllai nga kanceri dhe ai shpreh dyshimin se këtë sëmundje ia kanë shkaktuar gazrat që lëshon fabrika për prodhimin e metaleve “Feronikeli”.
Ndërkohë, zyrtarë të Feronikelit pranojnë se kjo fabrikë shkakton gazra të tepërta, por thonë se kjo është në masë të vogël, pasi që i kanë vendosur filtrat e reja.
Filtrat për pastrimin e ajrit, Feronikeli i ka vendosur pasi që është gjobitur nga Ministria e Ambientit, por zyrtarët thonë se akoma kjo mininstri nuk ka të dhëna se për sa i tejkalon normat e ndotjes kjo fabrikë. Gjithashtu, brengosës është fakti se filtrat nuk aktivizohen gjatë vikendit dhe në mbrëmje, transmeton Mediafokus.info.
Në hall edhe më të madh duket se janë banorët e komunës së Obiliqit. Avdulla Selimi nga fshati Dardhishtë vuan nga kanceri në fyt qysh prej vitit 1998. Ai shpreh bindjen e tij se këtë sëmundje ia ka shkaktuar ndotja enorme që sjell Termocentrali Kosova A.
Banorët e Dardhishtës kishin protestuar dy herë kundër ndotjes, por gjendja vazhdon të mbetet e pandryshuar. Mbështetje kësaj proteste i ka dhënë edhe komuna e Obiliqit. Por, banorët e kësaj komune vlerësojnë se institucionet kosovare i kanë mbyllur dyert për ta.
Korporata e Energjetike e Kosovës pranon se Termocentrali Kosova A shkakton ndotje të madhe, dhe sipas tyre, nuk ka mundësi të vendosjes së filtrave të rinj, për shkak të vjetërsisë së këtij Termocentrali.
Sipas Kjartan Bornson, nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian në Kosovë, ndotësi më i madh i ajrit në Kosovë është Termocentrali Kosova A. Ai pati thënë se mbyllja e këtij ndotësi në vitin 2017 është shumë kohë e largët pasi që pasojat për shëndetin e qytetarëve janë të mëdha, transmeton Mediafokus.info.
Por, as pas nëntë vjetësh nga kjo deklaratë, Kosova A nuk u mbyll.
Sipas Ministrisë së Ambientit, Termocentrali Kosova A, liron gazra të rrezikshme deri në 10 herë më shumë sesa normat e lejuara.
15 -20 mijë raste trajtohen në vit nga sëmundje të ndryshme respiratore. Por, akoma nuk ka ndonjë ekspertizë nëse këto raste janë pasojë e gazrave të rrezikshme që emetohen në Kosovë, ka thënë Naser Ramadani, drejto i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Në Ministrinë e Mjedisit thonë se është duke u punuar intensivisht për ta parandaluar këtë problem të ndotjes ku nuk do të mungojnë edhe gjobat ndaj ndotësve. Deri më tash janë vendosur 4 pika për matjen e ajrondojes, 3 pika janë në procesim dhe 3 të tjera do të procesohen.
Pos industrisë që liron gazra të rrezikshme, ndotësi kryesor i ambientit vlerësohet të jenë veturat e vjetëruara që nuk kanë katalizator, e që e përbëjnë 50 e ndotjes. Llogariten se në Kosovë qarkullojnë rreth 350 mijë automjete, dhe 70 % e tyre besohet se lirojnë gazra të rrezikshme.
Ndotjes ia ndihmojnë edhe derivatet e naftës të kualitetit shumë të ulët që futen në Kosovë.
Por, pavarësisht se eksiston një udhëzim administrativ që kufizon ndotjen që shkaktojnë veturat e vjetëruara, akoma ky udhëzim nuk po zbatohet në praktikë.
Ministria e Transportit e vlerëson si shkelje e të drejtave të njeriut nëse do t’i detyronte qytetarët që të heqin dorë nga veturat e tyre të vjetra, pavarësisht se e ndotin ambientin.
Është interesant fakti se nëntë vite nga realizimi i këtij emisioni, gjendja me ndotjen në Kosovë vazhdon të jetë e njejtë. Madje, kohët e fundit, ndotja në Prishtinë dhe qytetet tjera, sidomos gjatë dimrit, vazhdon të jetë edhe më e madhe.
Edhe për të paktën 5 vjet gjeneratorët e termocentralit Kosova A, do të vazhdojnë të djegin thëngjill. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), vitin e kaluar ka parashtruar kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që licencën e operimit të termocentralit “Kosova A” t’ia vazhdojë deri në vitin 2023/MediaFokus/