Arif Vladi i reagon Adelinës: Trego kush më dha para për ‘Marshin e UÇK-së’

Pas deklaratës së Adelina Ismajlit se Arif Vladi është paguar për këngën ‘Marshi i UÇK-së’, ka reaguar ky i fundit, duke kërkuar prej saj që të tregojë se kush e ka paguar, ose ndryshe do të përballen në gjyq.

Ndigjojeni çfare paska thene Adelina Ismaili!!

Une paskam marre lek per Marshin e UÇK!!.. bile mund ta kendonte dhe ajo…ti Adelin as 1000 si ti nuk do mundeni.

I them ksaje Adelines qe te publikoje kush me ka paguar, perndryshe do perballemi ne gjyq dhe ky gjyq nuk do jete si ato gjyqet e tjera te saje…, ka shkruar Vladi në profilin e tij.