Arifi pyet me ironi: A ke Kryetari Kadria në Gjilan dje?

Ish-kandidati për kryetar të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Flurim Arifi, ka pyetur me ironi se a e vitizoi dje këtë parti opozitare kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli e vizitoi edhe Kamenicën, kryetari i së cilës është i një partie tjetër, por duket se nuk ka gjetur kohë të qëndrojë pak në Gjilan.

“A ke Kryetari Kadria ne Gjilan dje? Aq e konsoliduar/funksionale është opozita (PDK-ja Gjilan) sa që nuk ka nevoje as për mbeshtetje/konsult nga qendra. Ani, ju po dini ju grahni pra”, ka shkruar Arifi, në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/