Armëpushimi i brishtë, Hamas dhe Izraeli gati të rifillojnë luftën

Pamjet me dron tregojnë godinat e shkatërruara në Gaza pas konfliktit 11-ditor mes Izraelit dhe grupeve militante palestineze. Por armëpushimi i arritur mes palëve është i brishtë.

Pamjet e publikuara nga zyra mediatike e Hamasit tregon militantët që ecin nëpër tunelet në Rripin e Gazës, gjatë përgatitjeve për një operacion ushtarak ndaj Izraelit.

Fraksionet e armatosura palestineze mbajtën një konferencë shtypi në Qytetin e Gazës, duke thënë se janë gati për luftë dhe se beteja e tyre ka ende kapituj për të shkruar.

Në të njëjtën kohë, artilieria izraelite është vendosur në Sderot, pranë kufirit të Rripit të Gazës, si shenjë se Tel Avivi është gati të sulmojë sërish.

Ndërkohë, ndihmë humanitare urgjente është dërguar nga Maroku në Ramallah, ku i është dorëzuar Autoritetit Kombëtar Palestinez.

Ndihma, që fillimisht u dërgua në aeroportin ndërkombëtar Marka në Aman të Jordanisë, konsiston në 40 tonelata ushqime bazë, medikamente dhe batanije.

Gjithashtu, një spital i lëvizshëm jordanez dhe kamionë me ndihma kaluan në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, përmes kalimit Kerem Shalom, kryesori për mallrat që hyjnë në Gaza nga Izraeli, transmeton euronewsalbania.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara njoftuan më 21 maj se kanë angazhuar 4.5 milionë dollarë nga Fondi qendror i përgjigjes ndaj emergjencave për problemet humanitare në Gaza, një shifër shtesë kjo ndaj fondit prej 14 milionë i njoftuar më herët gjatë javës për Territorin e Pushtuar Palestinez.