Arrest shtëpiak për kryetarin e Kllokotit, i ndërpritet paraburgimi

Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit, kryetarit të Klolotit, Bozhidar Dejanoviq, ku i është ndëprerë masa e paraburgimit dhe I është caktuar arresti shtëpia prej 30 ditësh, raporton Mediafokus.info.

“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 08.04.2021, është ndryshuar. Të pandehurit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe ndaj tij,  është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të zgjas deri më 23.05.2021”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës së Apelit.

Dejanoviq po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës./mediafokus.info/