Arrestimi i Frashër Krasniqit ishte aq brutal sa që Facebook i fshehu fotografitë

Partia Socialdemokrate në krye me Dardan Molliqajn kanë organizuar sot një aksion përmes të cilit kanë kundërshtuar vendosjen e taksës prej 5 eurove për tiketën ngjitëse në automjet dhe dhënien e tenderit për vetëm një kompani.

“Zhvatës” ka qenë parulla kryesore e këtij aksioni, fjalë kjo që është shkruar nëpër disa vetura zyrtare të Qeverisë të cilat gjendeshin të parkuara në afërsi të ndërtesës së re të Qeverisë ku gjendet edhe Ministria e Infrastrukturës.

Ndaj këtij aksioni të organizuar nga ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, kanë ndërhyrë Policia e Kosovës, duke i arrestuar 8 aktivistë të Partisë Socialdemokrate.

Nga fotografitë e dërguara nga vendi i ngjarjes një prej aktivistëve shihet me një lëndim në fytyrë, derisa janë arrestuar me forcë edhe aktivistë të tjerë të PSD-së, përfshirë vetë Molliqajn, Frashër Krasniqin, Teutë Rrustën e Zgjim Hysenin.

Kjo pasi sipas policisë, të njëjtit kanë shfaqur shenja agresiviteti.

E rrjeti social ‘facebook’, për fotot e arrestimit po konsideron se janë të ndjeshme për një pjese të lexuesve, dhe kësisoj ka vendosur që t’i mbulojë.

Kështu është vepruar në fotografinë e lajmit për arrestimin e Frashër Krasniqit./GazetaExpress/

No description available.