Arrestohen 10 bixhozçinj

Dhjetë persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale apo bixhozit janë arrestuar nga policia në Deçan.

Fsh. Isniq, Deçan 06.10.2022-22:30. Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjti në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët kompetentë komunalë, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).