Një punëtor shëndetësor në Prishtinë vdes nga COVID-19

Punëtori shëndetësor i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Fadil Bajrami, ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, përmes një njoftimi në Facebook.

“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë, shpreh ngushëllime familjarëve dhe të gjithë punonjësve për vdekjen e kolegut tonë Fadil Bajrami!”, thuhet në njoftim.