Arrestohen 4 persona të kërkuar nga Policia
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, në raste të ndara, raporton Mediafokus.info.
Personat janë arrestuar në Hani Elezit, në fshatin Zhur të Prizrenit, në fshatin Lubizhdë të Malishevës dhe në Aeroportin e Prishtinës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Hani Elezit 11.09.2021-19:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
Fsh. Zhur, Prizren, 10.09.2021-15:25. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Prizren.
Aeroporti i Prishtinës 11.09.2021-21:05. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Fsh. Lubizhdë, Malishevë 11.09.2021-07:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.