Arrestohen 4 të mitur, shihen në video duke e rrahur një person
Katër të mitur në Fushë Kosovë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pasi shihen në një video duke e rrahur një person. Rasti është cilësuar ‘sulm’, njofton policia e Kosovës.
Rr. Dardania, Fushë Kosovë 24.04.2021-12:45. Me datë 30.04.2021, njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar katër meshkuj të mitur kosovarë pasi që të njëjtit në një video shihen duke e rrahur një person. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

