Përplaset në xhami me makinë, largohet nëkëmbë nga vendi i ngjarjes

Një person në Mushtishtë e ka goditur me veturë objektin e xhamisë dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Rasti po trajtohet si ‘dëmtim prone’, njofton policia e Kosovës.

Fsh. Mushtishtë, 30.04.2021-13:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se një person i panjohur ka goditur me veturë objektin e xhamisë  duke lënë veturën aty dhe ka ik në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. (foto arkiv)