Arrestohet një shtetas turk me pasaportë greke në ANP
Një shtetas turk është arrestuar me pasaportë greke në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Dyshohet për ‘dokument të faksifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
ANP Adem Jashari 30.04.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti ka tentuar që të fluturoi nga aeroporti “Adem Jashari” duke prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim grek që dyshohet se janë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, thuhet në raport.