Arrestohen 5 veta, u rrahen mes vete për një pronë

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pas një rrahje mes vete, shkaku i një mosmarrëveshje për një pronë dhe pas marrjes në pyetje, 4 prej tyre janë ndaluar në mbajtje.

Prishtinë 02.05.2021-12:40. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në lidhje me një pronë janë përfshirë në rrahje. Të gjithë të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa, një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)