Arrestohen dy aktivistë të PDK-së
Arrestime ka pasur sot edhe nga radhet e PDK-se. Nga PDK kanë konfirmuar arrestimin e dy aktivistëve të tyre gjatë aksionit që është zhvilluar para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Arrestohen dy aktivistë të PDK-së në aksionin para MPJ-së Gjatë aksionit të Rinisë Demokratike të Kosovës para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla-Schwartz, policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie”, thuhet në njoftimin e Rinisë Demokratike të Kosovës.
“Aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajtur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë. Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante ‘këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë’”.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar menjëherë lirimin e tyre.
Ndërkohë merret vesh se personat që u shoqëruan në polici janë Donjet Bislimi dhe Florent Lushtaku.

