Dy të vdekur në Prishtinë, dyshohet për vrasje dhe vetevrasje

Dy persona dyshohet se janë vrarë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor, raporton express. Dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe pastaj ka bërë vetëvrasje, të dy të moshës 44-vjeçare.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia është informuar për dy të pajetë rreth orës 09:00.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka thënë Ahmeti.

Vdekja e tyre është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.