Arrestohen dy ish-zyrtarë të gjendjes civile në Prishtinë e Fushë Kosovë
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar dy ish-zyrtarëve të gjendjes civile, tani në pension, njëri ish-punonjës në Komunën e Prishtinës e tjetri në Komunën e Fushë Kosovës dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ata dyshohen se në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, pa u vërtetuar dhe verifikuar, i kanë regjistruar në sistemin kompjuterik të gjendjes civile personat e dyshuar, të cilët kanë arritur të pajisen me dokumente identifikuese të Republikës së Kosovës, si leternjoftime dhe pasaporta, me të dhëna të pavërteta.
Disa nga të dyshuarit, kanë aplikuar për viza në ambasadën Britanike në Tiranë.

