Ky është email-i ku duhet të raportoni nëse u ndalet rryma mbi dy orë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha më herët me anë të një postimi në Facebook se kanë pranuar dhjetëra raportime nga qytetarët të cilëve u është ndalur rryma për më shumë se dy orë, pavarësisht planifikimeve.

Rizvanolli tha se janë duke mbledhur raportime të cilat më pas do të inkorporohen në një dosje që do të dorëzohet në polici, shkruan lajmi.net.

Ajo me këtë rast u ka bërë thirrje qytetarëve që rastet e dyshimta t’i raportojnë në emailen e poshtëshënuar.

“Ministria e Ekonomisë dhe Inspektoriati i Energjisë janë duke përcjellur situatën nga afër dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët që t’i raportojnë rastet e dyshimta në me.info@rks-gov.net”,  ka shkruar Rizvanolli.