Arrestohen dy të mitur, njëri me thikë, tjetri me pistoletë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur në Lipjan, pasi gjatë kontrollit, te njëri ka gjetur një thikë, kurse te tjetri një pistoletë.
“Lipjan 03.12.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë tek i mituri tjetër policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishekë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 03.12.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me tre fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim.

