Arrestohen dy të mitur, vodhën para në xhaminë e fshatit në Petroc
Janë arrestuar dy të mitur në Kamenicë, pasi kishin vjedhur 300 euro në xhaminë e fshatit.
“Fsh. Petrovc, Kamenicë 10.09.2022 – 05:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”. (foto ilustrim)

