Arrestohen për fajde dy të dyshuar në Ferizaj

Dy persona në Ferizaj janë arrestuar nën dyshimin për fajde. Dyshohet se ata i kanë dhënë viktimës shumën prej 20 mijë euro, me detyrim.për t’i kthyer 73 mijë euro.

Të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 31.01.2023 – 15:45. Me datën 10.02.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar, të cilit me 24.01.2023 i kanë dhënë shumën prej 20.000 € me detyrimin për t’i kthyer prej 73.000 euro. Viktima deri me tani ka paguar 60.000€. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).