Shkon në 24 mijë numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka shkuar në 24,218. Vetëm në Turqi kanë vdekur 20,665 persona, ndërsa 3553 të tjerë kanë humbur jetën nga tërmeti në Siri.

Ndërkohë, rreth 80,000 njerëz janë lënduar nga tërmeti që goditi rajonin.

Rreth 93,000 persona janë evakuuar nga zona e tërmetit në Turqinë jugore dhe se më shumë se 166,000 personel janë angazhuar në përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës.