Arrestohen për fajde tre të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për “Fajde”.

Kontrolle janë kryer në shtëpi dhe objekte përcjellëse në pesë lokacione në regjionin e Prishtinës dhe Mitrovicës.

“Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, në vazhdimin e hetimit të rastit “Fajdeja”, sot me datën 24.10.2023, ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë (5) lokacione të cilat përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.”

Gjatë realizimit të operacionit policor dhe kontrollit janë konfiskuar në cilësi të provave materiale:  pesë vetura, tre telefona celular, një llap top, dy USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.

Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme.”