Kamenica shpenzon 82 për qind e buxhetit për investime kapitale

Komuna e Kamenicës ka shpenzuar 82 për qind e buxhetit për investime kapitale për vitin 2019.

Kryetari Qendron Kastrati po ndjehet mirë për këtë arritje, e cila ka ndodhur pas shtatë vitesh në këtë Komunë.

“Pas 7 viteve kemi arritur të përmbushim shpenzimin e buxhetit për investime kapitale, në 82%. Falënderoj gjithë kabinetin tim qeverisës, zyret e njësitë përbrenda drejtorive, prokurimin, financat, menaxherët e mbikqyrësit e projekteve si dhe gjithë operatorët ekonomik për bashkëpunimin. Viti i tretë i qeverisjes na pret edhe me shumë punë të mira…Vazhdojmë”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij virtual./MediaFokus/